Rishi Sunak, kryeministri i ardhshëm (potencialisht) i Mbretërisë së Bashkuar është me origjinë indiane dhe Hindu me besim fetar. Por Sunak, do të jetë edhe kryeministri më i pasur në historinë e Britanisë.
Vlera personale e pasurisë së Sunak është £730 milion (€840 milion).
Bashkëshortja e Sunak, Akshaya Murthy është e bija e manjatit dhe miliarderit Indian Narayana Murthy i cili është i pasur £4.8 miliardë. Bashkëshortja e Sunak ka aksione deri në 1% në kompaninë e babait të saj Infosys.
Portfoli pronësor i çiftit Sunak ka vlerë mbi £30 milion të shpërndara në Londër dhe Kaliforni.
Sunak ka qenë bankier në Goldman Sachs dhe në Fondet Hedge në Londër.
Çifti Sunak janë të 222-ët më të pasurit në Londër. Zakonisht veshjet e Sunak i kalojnë të 30 mijë paund. Veç kostumi me kravatë i tij kushton £5 mijë, këpucat PRADA janë mbi £400, ora Rolex £30 mijë dhe filxhani i tij çajit kushton mbi £50!
Sunak është 42-vjeç.