Një 35-vjeçari shqiptar me origjinë nga Kosova, ka rënë pre e një atentati me breshëri kallashnikovi në Hannover të Gjermanisë.
Mediat e huaaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Sh.B. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “GOLF VII”, ngjyrë e bardhë teksa u qëllua me breshëri plumbash nga disa persona. Ai ka arritur që të zbresë nga makina dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.
35-vjeçari shqiptar më pas është gjetur dhe prangos pasi që rezultonte në kërkim për trafikim droge. Avokati i kosovarit, refuzoi të komentonte se kush mund të ishte i dyshuari që sulmoi klientin e tij.
“Asnjë koment”, u përgjigj shkurtimisht ai.
As Prokuroria e Hannoverit nuk u prononcua lidhur me rastin. Zëdhënësja Paula Topp tha se kanë njohuri lidhur me rastin. “Për arsye të hetimeve, nuk e komentojmë këtë për momentin”, tha ajo.
Sh.B, 35-vjeçari nga Kosova dyshohet se mund të jetë "koka" e një bande të drogës. Muaj më parë forcat speciale kishin bastisur një depo në Wedemark në Hannover. Policia në kamionin e ngarkuar me perime gjeti gjashtë çantë me 160 kilogramë marihuanë. Vlera e drogës në tregun e zi sipas policisë kap vlerën e 750 mijë eurove