
Mes rrënojave të një ndërtese në Jandairis, qytet i Sirisë i goditur fort nga tërmeti, ekipet e shpëtimit kanë zbuluar një të porsalindur nën rrënoja, ende e lidhur me kordonin e kërthizës të nënës së saj të ndjerë. Vajza është e vetmja e mbijetuar e një familjeje pas rrëzimit të një pallati katërkatësh.
Në vendin në kufi me Turqinë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupin e babait, të nënës, të tri motrave të saj, të vëllait dhe të tezes.
“Ndërsa po gërmonim dëgjuam një zhurmë, ripastruam dhe gjetëm këtë vogëlushe, falë Zotit”, tregoi një dëshmitar. Vogëlushja kishte ende kordonin kërthizor të lidhur me të ëmën. “E premë dhe një kushëriri im e çoi në spital”, shtoi dëshmitari. Në një video në rrjetet sociale shikohet një burrë që largon të sapolindurën të mbuluar me pluhur në mes të rrënojave, ndërsa një tjetër i hedh një batanije për ta mbuluar.
The moment a child was born ???? His mother was under the rubble of the earthquake in Aleppo, Syria, and she died after he was born , The earthquake.
— Talha Ch (@Talhaofficial01) February 6, 2023
May God give patience to the people of #Syria and #Turkey and have mercy on the victims of the #earthquake#الهزه_الارضيه #زلزال pic.twitter.com/eBFr6IoWaW
E vogla u dërgua në spital pranë qytetit të Afrin, ku është vënë në inkubator dhe i është nënshtruar një trajtimi me vitamina. Gjendja e saj është e qëndrueshme, thanë mjekët. Me shumë mundësi ka lindur disa orë pas sizmës.