Për një mëngjes në plazh, një drekë në restorant dhe fjetje në "bed & breakfast", në Gallipoli duhen rreth 400-500 euro.
Ky është konkluzioni i anketimit të kryer nga asociacioni i konsumatorëve Adoc Puglia. Në Gargano situata mbetet pak a shumë e njëjtë, me rreth 300-400 euro në ditë.
Sipas studimit të kryer edhe vitin e kaluar, vihet re një rritje çmimesh që duket të ketë kontribuar në numrin më të vogël të pushuesve.
Në Galipoli, një çadër me dy shezllone kushton 50 euro, dhoma dopio e gjumit kushton 265 euro ndërsa restoranti varjon nga 35 deri në 150 euro.
Sipas Adoc, çmimet janë shumë të larta, dhe minimumi ditor është 150 euro, maksimumi shkon 500 euro. Kjo ka ndikuar te shumë familje që kanë zgjedhur destinacione më të lira si Greqia dhe Shqipëria.