Kroacia dhe Ukrainë arrijnë marrëveshjen për grurin, do kalojë përmes Danubit dhe Adriatikut

1 August 2023, 14:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kroacia dhe Ukrainë arrijnë marrëveshjen për grurin, do
Foto ilustruese

Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord mbi mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Adriatik për eksportin e grurit ukrainas. Akordi ishte pjesë e bisedimeve mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve në Kiev.

Sulmet ajrore ruse kanë shkatërruar rreth 180 mijë tonë metrik drithëra të mbjella në hapësirën e 9 ditëve. Dy javë më parë, Moska doli nga marrëveshja që lejonte kalimin e sigurt të ushqimeve përmes detit të Zi.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave dhe marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia vitin e kaluar, ushqente njerëzit në mbarë botën.

Dmytro Kuleba ministër i Jashtëm i Ukrainës deklaroi: “Ne ramë dakord mbi mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Adriatik për të transportuar drithërat ukrainase. Ne do të punojmë për ndërtimin e akseve më efikase drejt këtyre porteve. Çdo kontribut për zhbllokimin e eksporteve është një kontribut për sigurinë ushqimore të botës”.

Me Rusinë që ka intensifikuar sulmet me raketa, kur vetëm të hënën disa dhjetëra persona mbetën të lënduar në qytetin Krivi Rih, OKB thotë se nevojat humanitare të Ukrainës po rriten.

“Plani ynë humanitar është i financuar vetëm në 30 për qind të tij. Jemi në gusht, por në Ukrainë i ftohti vjen më përpara. Kemi mijëra e mijëra shtëpi të dëmtuara që prej dimrit të kaluar, ndaj kjo që po ndodh është një dëm shtesë”, Denise Brown, koordinatore e ndihmave humanitare, në Ukrainë.


Video