Me shpejtësi 200 km/h, pamje nga aksidenti fatal që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar në Itali

23 July 2023, 21:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me shpejtësi 200 km/h, pamje nga aksidenti fatal që i mori jetën
Viktima Arnold Selishta

22-vjeçari shqiptar Arnold Selishta humbi jetën si pasojë e një aksidenti fatal rrugor në Itali.

Nga ky aksident mbetën të plagosur edhe dy pasagjerët e tjerë, të moshës 18 dhe 23 vjeç. Të rinjtë kishin hipur në dy makina, një ‘Range Rover’ dhe një ‘BMW M8’.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë një garë me makinë mes të rinjve. Sipas mediave italiane se në një moment, Range Rover-i dhe BMë-ja arritën një shpejtësi deri në 200 km/h dhe kjo i kushtoi jetën shqiptarit e plagosi të rinjtë e tjerë.

Lidhur me ngjarjen, nën hetim është kushëriri i Selishtës i cili ka qenë me të në momentin e ngjarjes, teksa në dëshmi, ai mohon se kanë bërë garë me makinë me djemtë e tjerë, natën kur ndodhi tragjedia.

“Nuk po lëviznim me shpejtësi, hymë në rrethrrotullim, po kthehesha majtas siç bëjnë në Angli pastaj kushëriri im më tha të futesha djathtas, devijova, kushëriri nuk e kishte vënë rripin e sigurimit, ndërsa unë po, kjo më shpëtoi jetën", mësohet të ketë thënë 23-vjeçari në dëshminë e tij.


Video