Makina me targa serbe gjendet e djegur në Kosovë, hetuesit bëjnë zbulimin tronditës brenda saj (Pamjet)

5 February 2025, 15:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina me targa serbe gjendet e djegur në Kosovë, hetuesit
Makina e djegur në Podujevë

Një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, dhe brenda saj dyshohet se ka pasur edhe një person.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se vetura Golf 7 ishte me targa serbe.

“Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.

Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se në veturë janë gjetur mbetje të eshtrave të njeriut.

Përveç ekipeve policore, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe njësitet e mjekësisë ligjore.



Video