“Luftë” në Ankara / Sulmohet me armë dhe bomba Qendra e Hapësirës Ajrore (PAMJET)

23 October 2024, 15:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Luftë” në Ankara / Sulmohet me armë dhe bomba Qendra
Ankara, pamje nga vendngjarja

Të shtëna me armë dhe shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në Ankara të Turqisë.

Mediat vendase po raportojnë për shkëmbim zjarri, megjithëse nuk është e qartë nëse është një sulm terrorist.

Shkaku i shpërthimit dhe të shtënat pasuese mbeten të paqarta, ndërsa disa media turke pretendojnë se ka ndodhur një sulm vetëvrasës. Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur tashmë në vendngjarje.

Raportet e pakonfirmuara thanë se tre persona të armatosur u përpoqën të sulmonin ambientet dhe më pas shpërtheu një përleshje e armatosur.



Video