Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, nis takimi i përbashkët në Ohër

18 March 2023, 16:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, nis takimi
Takimi

Ka filluar takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Të pranishëm në takim janë edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Fillimisht përfaqësuesit e BE-së takuan ndaras Kurtin e Vuçiçin, ndërsa takimi trepalësh ishte parashikuar të niste në orën 13:30, por ka nisur me rreth dy orë vonesë.

Në agjendë janë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Pas takimit trepalësh Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, do të japë një deklaratë për media, por ende nuk ka informacionb se kur do të mbahet konferenca.

Propozimi franko-gjerman nuk parashikon njohjen reciproke mes Prishtinës e Beogradit, por se detyron palët të pranojnë dokumentet dhe simbolet shtetërore të njëra-tjetrës.


Video