Kosova "hakmerret" për rrëmbimin e 3 policëve, ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia

14 June 2023, 16:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova "hakmerret" për rrëmbimin e 3 policëve, ndalon
Foto ilustruese

Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë kamion me mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në territorin e Republikës së Kosovë.

Ky vendim vjen pas rrëmbimit të tre efektivë të Policisë së Kosovës: Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi, nga policia serbe teksa patrullonin në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar rrëmbimin e 3 policëve kosovarë si një hakmarrje të Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviç, një person me precedentë kriminalë. Sipas tij, hyrja e forcave serbe në territori ne Kosovës është agresion dhe përpjekje për përshkallëzim të situatës.

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00.


Video