Kërcënimi i Medvedev: Nuk mbetet gjë tjetër, veçse të eliminohet fizikisht Zelensky

3 May 2023, 20:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcënimi i Medvedev: Nuk mbetet gjë tjetër, veçse
Medvedev dhe Putin

“Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka alternativa të tjera përveç eliminimit fizik të Zelenskit”. Kërcënimi vjen nga zv.presidenti i Këshillit të Sigurisë Ruse Dmitri Medvedev.

“Nuk është as e nevojshme të nënshkruhet akti i dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri, siç e dini, nuk e ka nënshkruar atë” , u shpreh Medvedev në Telegram.

Presidenca ruse raportoi se Ukraina u përpoq gjatë natës të godiste rezidencën e presidentit rus në Kremlin me dronë. Presidenti Putin nuk ishte i pranishëm në momentin e sulmit.

Moska foli për një tentativë terroriste për të vrarë presidentin dhe njoftoi se do të marrë masa hakmarrëse. Dronët u shkatërruan nga sistemet elektronike të mbrojtjes ajrore, por disa fragmente ranë brenda territorit të kompleksit presidencial, duke mos shkaktuar lëndime.

Ndërsa, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për trillimin e sulmit të supozuar me dronë në Kremlin.

“Ne nuk sulmojmë Putin apo Moskën, ne luftojmë në territorin tonë, ne po mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp sot në Helsinki.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se Kremlini po përdorte historinë për të motivuar ushtarët e tij që të vazhdonin luftën e tij kundër Kievit.

Videot e një sulmi të supozuar me dronë në Kremlin ishin shfaqur gjatë gjithë natës.

Moska e kishte përshkruar atë si një “tentativë për vrasje” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.


Video