Këputet teleferiku ikonik i Lisbonës, të paktën 3 viktima dhe 20 të plagosur

3 September 2025, 20:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Këputet teleferiku ikonik i Lisbonës, të paktën 3 viktima
Këputet teleferiku ikonik i Lisbonës, të paktën 3 viktima dhe 20 të plagosur

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur, pas daljes nga shinat të teleferikut në Lisbonë dhe përplasjes me një ndërtesë.

Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Margarida Castro Martins, i tha agjencisë së lajmeve Lusa se dy persona janë në gjendje kritike, pesë kanë lëndime të lehta dhe disa janë të bllokuar në rrënoja. Të plagosurit vuajnë nga fraktura dhe trauma.

Thuhet se funikulari ikonik (teleferik mbi shina) ra nga një lartësi e madhe për shkak të një kablloje të këputur. Pjesa më e madhe e tij u shkatërrua.

Teleferiku da Glória, i cili mund të mbajë deri në 43 persona, është një nga monumentet e Lisbonës dhe është shumë i popullarizuar në mesin e turistëve që vizitojnë qytetin.

Ai lidh pjesën e poshtme të qendrës së qytetit të kryeqytetit portugez me Barrio Alto, dhe është mjeti më i popullarizuar i transportit për turistët. Ambulanca, zjarrfikës dhe automjete të Mbrojtjes Civile ishin në vendngjarje për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat.


Video