I nxehti përvëlues godet Europën

22 July 2025, 22:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I nxehti përvëlues godet Europën

Këtë të martë, temperaturat maksimale në Greqi kanë arritur në 41 gradë Celsius, teksa kulmi i kësaj vale pritet të enjten dhe të premten me 2 gradë më tepër.

Autoritetet kanë marrë masa, duke mbyllur përkohësisht disa hapësira publike si Akropoli. Puna në ambiente të jashtme do të ndalohet nga mesdita deri në orën 17:00.

E teksa situata me zjarret në Greqi duket më e qetë se vitet e fundit gjatë kësaj periudhe, i nxehti përvëlues po ushqen flakët në disa vende të Mesdheut dhe Europës. Ky tornado flakësh u përhap në zonat pranë Bileçikut, një qytet në veri të Turqisë, dhe është një nga qindra vatrat e shpërthyera këtë verë në Turqi. Vetëm këtë muaj janë shënuar dy viktima nga zjarret në Izmir.

Zjarre janë regjistruar edhe në Bullgari e më gjerë nëpër vendet e jugut të Europës si Itali e Spanjë.


Video