Goditen dy ndërtesa në Moskë, një i plagosur! Rusia: Sulm nga Ukraina

30 July 2023, 09:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditen dy ndërtesa në Moskë, një i plagosur! Rusia: Sulm
Ndërtesat e goditura në Moskë

Rusia ka raportuar se dy ndërtesa janë goditur në Moskë. Agjencia ruse Tass shkruan se si pasojë e sulmit një person ka mbetur i plagosur, ndërsa nuk raportohet për viktima. 

"Një roje sigurie u plagos në një ndërtesë Oko-2 si pasojë e shpërthimit. Dritaret në katin e parë deri në të katërt u shkatërruan pas një sulmi me dron", shkruan agjencia ruse.

Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmin me dron, ndërsa Kievi nuk ka bërë asnjë deklaratë për sulmin. Si pasojë e goditjes, fasadat e dy ndërtesave në Moskë u dëmtuan lehtë. Moska ka publikuar edhe pamjet nga ndërtesat e dëmtuara. 

Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të Moskës, u mbyll për një kohë të shkurtër për shkak të incidentit, por më pas u rihap sërish.


Video