'KatarGate'/ Eurodeputetja greke lirohet nga burgu: Vajza ime po më pret!

14 April 2023, 13:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'KatarGate'/ Eurodeputetja greke lirohet nga burgu: Vajza ime po
Në foto: Eva Kaili

“Faleminderit shumë, vajza ime po më pret. Lufta vazhdon me vendosmëri me avokatët e mi”,ka deklaruar eurodeputetja greke, Eva Kaili pas daljes nga burgu.

Ajo foli për mediat jashtë shtëpisë së saj në Bruksel, ku ndodhet pasi gjykata dha vendimin “arrest shtëpie” ku do të mbajë byzylyk elektronik.

Eurodeputetja greke doli nga burgu i Harenit, ku ndodhej prej katër muajsh, mëngjesin e së Premtes së Madhe, e shoqëruar nga dy makina.

Ajo mbërriti në shtëpinë e saj me të atin dhe avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos. “Dua vetëm të jem në shtëpi me vajzën time. Gjithë ditën me të. Që nga janari e kam parë vetëm dy herë në muaj. Unë do të qëndroj në Bruksel. Unë do të vazhdoj të luftoj për pafajësinë time”, tha Eva Kaili.

Eurodeputetja do të qëndrojhë në apartamentin e saj në Bruksel vetëm me të bijën dhe do të duhet të mbajë byrzylyk elektronik përgjatë gjithë kohës.

Në një vendim personal, eurodeputetja greke zgjodhi të mos jetonte më me partnerin e saj dhe babanë e vajzës së saj 2 vjeçare, i cili u lirua nga burgu dy muaj më parë. Francesco Giorgi po ashtu është i akuzuar si përfshirë në skandalin KatarGate.


Video