Erdogan dhe Rutte dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotografia që po tërheq vëmendjen!

7 July 2026, 09:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erdogan dhe Rutte dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotografia

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, janë fotografuar duke ecur dorë për dore gjatë Samitit të NATO-s në Ankara, në një imazh të publikuar nga Presidenca e Turqisë që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare.

Fotografia është interpretuar nga shumë analistë si një sinjal simbolik i marrëdhënieve të afërta mes palëve dhe i rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që Turqia po fiton brenda Aleancës Veri-Atlantike.

Gjatë samitit, Ankaraja pritet të luajë një rol kyç në diskutimet për sigurinë rajonale, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sfidat e reja me të cilat përballet NATO.


Video