E rëndë në Kosovë/ Efektivi i policisë vritet me armë teksa po hynte në banesë!

2 April 2025, 07:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Kosovë/ Efektivi i policisë vritet me
Oficeri i policisë, Muhamed Lika

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij.

Sipas policisë ngjarja ndodhi pak para mesnate në rrugën “Idriz Seferi”, Kaçanik.

Oficeri i policisë, Muhamed Lika, nuk mundi të mbijetonte pas plagëve të marra. Ndërkohë autori është ende në kërkim.

"Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës", tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Policia vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione  lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti kriminal.


Video