Një grabitje e paprecedentë është regjistruar dy ditë më parë në Nafplion të Greqisë, ku grabitësit pasi vodhën para dhe sende me vlerë në një banesë, u habitën kur po i ndiqte nga pas i biri 19-vjeçar i familjes, i lidhur më parë prej tyre së bashku me prindërit.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e grabitjes së fundmi, ku dy hajdutët kishin hyrë mëngjesin e 3 gushtit në apartamentin e 19-vjeçarit, i cili ishte në shtëpi bashkë me prindërit në gjumë.
Gjatë tentativës për tu arratisur, njëri nga dy grabitësit pësoi goditje në tru në momentin që po vraponte dhe më pas u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij.
Dy autorët e pa maskuar hynë në banesë dhe me armë i ulën në gjunjë anëtarët e familjes, prindërit dhe djalin e tyre, duke i lidhur duart me rripa plastikë.
Por në videon e TLive, 19-vjeçari shihet duke vrapuar pa këmishë dhe këmbëzbathur, me duar të lidhura, në ndjekje të grabitësve në rrugë, i veshur vetëm me të brendshme dhe duke bërtitur “grabitje”.
“Doja ta çoja gjënë deri në fund, nuk doja t’i lejoja asnjë hapësirë që të shpëtonin nga policia”, ka thënë 19-vjeçari për mediat greke.