Dy ditë pas përplasjeve të dhunshme dhe tensioneve, ja çfarë po ndodh sot në Kosovë

28 May 2023, 13:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy ditë pas përplasjeve të dhunshme dhe tensioneve, ja
Pamje nga veriu i Kosovës

Dy ditë pas tensioneve në veri ku serbët tentuan të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e komunave, situata sot paraqitet e qetë. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshan deklaron se policët po vazhdojnë të qëndrojnë në pikat ku kanë qëndruar më herët, pranë komunave.

“Situata është e qetë, policia po vazhdon të qëndrojë në pikat ku ka qenë më herët, pranë objekteve të komunave të Zubin Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, bëri të ditur ai.

Ditën e premte qytetarët serbë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Si pasojë, pesë policë mbetën të lënduar si dhe u dëmtuan katër makina zyrtare. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përgëzuan Policinë e Kosovës për punën e bërë, duke ritheksuar se ligji dhe rendi duhet të dominojë në gjithë vendin. 


Video