"Dorëzimi s’është opsion", Vuçiç mesazh Kosovës përmes djalit në Graçanicë

28 June 2023, 14:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dorëzimi s’është opsion", Vuçiç
Danilo Vuçiç, me rastin e festimit të “Vidovdanit”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dërgoi të birin e tij në Kosovë, Danilo Vuçiç, me rastin e festimit të “Vidovdanit”.

Kjo vizitë duket se nuk ishte vetëm për qëllime festive, por edhe për të përçuar mesazhe të fshehura.

Ai është parë i veshur me një bluze ku shkruhej: “Dorëzimi s’është opsion”.

Ndërkohë, edhe kësaj radhe, në bluzat e shumë të rinjve serbë u panë mbishkrime nacionaliste: “Nuk e japim djepin e Serbisë”.

Qytetarët e mbledhur serb në Graçanicë u shpërndanë pas përmbylljes së liturgjisë në manastir. Ndërkaq, për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë u shënua në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës.


Video