E RËNDË/ Foshnja e porsalindur ndërron jetë pas lindjes, arrestohen tre mjekë në Prizren

28 June 2023, 10:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E RËNDË/ Foshnja e porsalindur ndërron jetë pas lindjes,
Foto ilustruese

Tre mjekë të spitalit të Prizrenit kanë rënë në prangat e policisë, pasi një prind ka denoncuar humbjen e foshnjës së tij të porsalindur.

Sipas policisë mësohet se një burrë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka informuar se pas lindjes së gruas së tij, pas disa minutave, foshnja ka vdekur dhe dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje.”, ka informuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.


Video