
Papa Françesku ka reaguar së fundmi në lidhje me djegien e Kuranit në Suedi. Mediat e huaja raportojnë se Papa pohoi se ndihet "i indinjuar" nga incidenti.
"Unë jam i indinjuar nga veprime të tilla. Çdo libër që konsiderohet i shenjtë nga populli i tij duhet të respektohet nga respekti për ata që besojnë në të. Liria e shprehjes nuk duhet të përdoret kurrë si justifikim për të ofenduar të tjerët",- tha Papa.
Djegia e Kuranit në ditën e Kurban Bajramit ishte incidenti i parë i kësaj natyre në Stokholm në muajt e fundit.
Policia në kryeqytetin suedez lejoi që demonstrata të vazhdonte, përkundër që veprime të ngjashme ishin ndaluar në shkurt.
Gjykatat suedeze kishin vendosur që policia nuk kishte të drejtë ta refuzonte lejen për djegien e Kuranit, incidenti shkaktoi protesta në Iran dhe Irak.