Detajet tronditëse: 29-vjeçarja shtatzënë u zhduk pasi zbuloi tradhtinë e të dashurit, edhe partnerja tjetër priste një fëmijë

31 May 2023, 19:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet tronditëse: 29-vjeçarja shtatzënë u zhduk pasi
Giulia Tramontano

Janë zbardhur detaje tronditëse nga zhdukja e italianes Giulia Tramontano, një 29-vjeçare shtatë muajshe shtatzënë, nga Senago, në zonën e Milanos.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se e reja, me origjinë nga provincat e Napolit, është zhdukur pasi zbuloi tradhtinë e të dashurit të saj, 30-vjeçar, barist në një klub luksoz në Milano.

Që nga e diela, Giulia Tramontanos i kanë humbur të gjitha gjurmët. Mësohet se një ditë më parë, ajo kishte zbuluar se edhe e dashura e partnerit të saj priste një fëmijë, por ajo e kishte ndërprerë shtatzëninë. Të tre do kanë pasur një përballje të nxehtë për të sqaruar çështjen.

Giulia, me origjinë nga Sant’Antimo (Napoli) , jetonte me Alessandron dhe herë pas here merrnin në banesë edhe djalin e tij gjashtëvjeçar të lindur nga një lidhje e mëparshme.

Sapo mësuan gjithçka, prindërit e Giulias nxituan në Lombardi për t’u përballur me të dashurin e vajzës së tyre. Ky takim u regjistrua gjithashtu me tone të larta, ku nuk ka munguar as shpullat në drejtim të 30-vjeçarit.

Familja e Giulias mendon se 29-vjeçarja ka ikur për shkak të hidhërimit ekstrem të zbulimit të tradhtisë dhe shtatzënisë së partneres së të dashurit. Mirëpo me kalimin e orëve po vlerësohet edhe rruga e largimit të pavullnetshëm.

Hetimet nga karabinierët vijojnë të pandërprera, ndërsa prokurorja Alessia Menegazzo ka hapur dosjen për këtë çështje, për momentin pa akuza krimi apo nën hetim. Të dhënat e telefonit, kompjuterët dhe celularët dhe kamerat përfunduan duke u ekzaminuar nga hetuesit.

Kërkimet kryhen edhe nga zjarrfikësit të cilët edhe me helikopterë inspektojnë rrjedhën e lumit Seveso dhe kanalin e Villoresit.

Videoja e vëzhgimit e kapi gruan herët në mbrëmje të së shtunës. Që atëherë asnjë gjurmë: as nga llogaritë bankare apo nga celulari. Karabinierët e kanë dëgjuar për një kohë të gjatë 30-vjeçarin, i cili aktualisht nuk është në regjistrin e të dyshuarve dhe që të dielën ka bërë kallëzim për zhdukjen e partneres së tij.


Video