Dështon testi 9 i anijes kozmike SpaceX, momenti kur del jashtë kontrollit gjatë fluturimit (VIDEO)

28 May 2025, 08:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dështon testi 9 i anijes kozmike SpaceX, momenti kur del jashtë

Një tjetër anije kozmike e SpaceX u shkatërrua mbi Oqeanin Indian, duke përfunduar një tjetër fluturim provë të dështuar të raketës së Elon Musk për të udhëtuar në Mars.

Anija kozmike u nis nga mjediset e kompanisë pranë një fshati në Teksasin jugor, të cilin më parë këtë muaj qyteti vendosi ta quante “Starbase”.

Problemet e para lindën kur përforcuesi Super Heavy i fazës së parë shpërtheu në vend që të kryente procesin e planifikuar në Gjirin e Meksikë.

“Starship pësoi një çmontim të shpejtë dhe të paplanifikuar”, tha SpaceX, “ne dështuam përsëri”.


Video