Deputetja serbe i përgjigjet në shqip, Meliza Haradinaj: Bravo, është gjuha më e bukur në botë

27 April 2023, 12:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetja serbe i përgjigjet në shqip, Meliza Haradinaj: Bravo,
Meliza Haradinaj dhe Danijela Vujiçiç

Ish-ministrja e Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është përgjegjës i mafies në veri të Mitrovicës. Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj, ka kërkuar mbrojtje për Rada Trajkoviç, pas kërcënimeve publike.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e Parlamentit të Serbisë, Danijela Vujiçiç, e cila i ka komentuar Haradinajt në postimin e saj, si kundërpërgjigje për Vuçiç. Por siç duket Haradinaj nuk e ka kuptuar anglishten e deputetes serbe, duke kërkuar kështu të përkthehet nga dikush në Twitter. Dhe si kundërpërgjigje, deputetja serbe ia kthen reagimin Haradinajt me ironi në gjuhën shqipe.

“Mos u mërzit për gjuhën angleze, se di të flas më mirë se ti shqip”, shkroi Vujiçiç.

Pas kësaj, Haradinaj e ka përgëzuar deputeten serbe për përgjigjen në shqip, duke shtuar se gjuja jonë është më e bukura në botë.

“Bravo Danijela, shqipja – gjuha më e bukur në botë”, ka shkruar Haradinaj.



Video