Dënohet me burg dhe gjobë të majme themeluesi i "Binance", Changpeng Zhao

30 April 2024, 21:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënohet me burg dhe gjobë të majme themeluesi i
Changpeng Zhao i njohur si CZ Binance

Changpeng Zhao, themeluesi i aplikacionit të kriptomonedhave "Binance", është dënuar me burg për shkelje të ligjeve të SHBA-së kundër pastrimit të parave.

Prokurorët kërkuan një dënim 4-vjeçar, duke përmendur pasojat “masive” të veprimeve të tij, por gjykatësi vendosi ta dënojë atë me 4 muaj burg.

Zhao pranoi fajësinë dhe kërkoi që të mos kryente kohë në burg, për shkak se sipas tij, kishte patur një bashkëpunim të madh me hetuesit e çështjes.

Ai tashmë ka rënë dakord për një gjobë të rëndë prej 4.3 miliardë dollarësh dhe një dënim personal prej 50 milionë dollarësh.

Dënimi ndaj tij nënkupton një zhvillim të rëndësishëm në industrinë e kriptomonedhave, duke ndikuar potencialisht në operacionet e Binance, por edhe duke ngritur pyetje për të ardhmen e kompanisë.


Video