Del në sipërfaqe “Belgorod”, nëndetësja ruse me energji bërthamore

9 July 2022, 12:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del në sipërfaqe “Belgorod”, nëndetësja ruse me
Nëndetësja "Belgorod"

Rishfaqet nëndetsja gjigante ruse me energji bërthamore ‘Belgorod’.

Nëndetsja ka qëllime speciale kërkimi, eksplorimi dhe shpëtimi në thellësi të madhe, më e madhja që nga flota sovjetike, e pajisur me dronë me rreze të gjatë veprimi Poseidon, gjithashtu me fuqi bërthamore.

Ajo i është dorëzuar Marinës Ruse me një ceremoni të shkurtër.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë Tass dhe Interfax që thonë se dronët atomikë Poseidon të kësaj nëndetëseje, të njohur për NATO-n me emrin e koduar Kanyon, mund të armatosen me koka bërthamore, konvencionale ose mjete kërkimore.

Belgorod, rezultat i Projektit 09825, u ndërtua nga kantieret detare Jsc Sevmash, të cilat janë pjesë e United Shipbuilding Corporation (USC), grupi më i madh rus i ndërtimit të anijeve.

Komandanti i Marinës Ruse, Adm. Nikolay Yvemenov, tha se Belgorod “hap mundësi të reja për Rusinë për të kryer kërkime dhe e ndihmon atë në ekspeditat shkencore ose operacionet e shpëtimit në zona të largëta të oqeaneve në mbarë botën”.

Belgorod ishte menduar të dorëzohej në vitin 2020, por projekti pësoi vonesa në përfundimin e të gjitha testeve. Nëndetësja tjetër me qëllime speciale që do t’i dorëzohet Marinës së Moskës do të jetë Khabarovsk, e cila, shkruan Interfax, do të pajiset me drone Poseidon me koka bërthamore.

Del në sipërfaqe “Belgorod”, nëndetësja ruse me


Video