Bombardimi i ambasadave në Kiev, Zelensky: Terrori i përditshëm rus s’mund të perceptohet si rutinë

20 December 2024, 20:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bombardimi i ambasadave në Kiev, Zelensky: Terrori i përditshëm
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka reaguar pas sulmit me raketa ruse mëngjesin e sotëm në Kiev.

Raketat goditën një zonë të populluar me ndërtesa, ku ndodhen edhe disa ambasada të huaja, përfshirë edhe ajo e Shqipërisë.

Zelensky thotë se kjo “çmenduri” ruse nuk duhet të perceptohet si diçka rutinë, teksa bën thirrje që të rritet presioni ndërkombëtar ndaj Kremlinit.

Mesazhi i Zelenskyt:

Dua të falënderoj të gjithë liderët dhe secilin prej partnerëve tanë që sot shprehën mbështetjen e tyre për Ukrainën pas një sulmi tjetër raketor – një sulm balistik në Kiev. Fatkeqësisht ka viktima dhe një person ka humbur jetën. Ngushëllimet e mia më të thella. Ndërtesat e banimit u dëmtuan, së bashku me Katedralen e Shën Nikollës.

Misionet diplomatike u prekën gjithashtu, pasi disa ndodhen në të njëjtën ndërtesë zyre: Shqipëria, Argjentina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Palestina, Portugalia.

Kjo lloj çmendurie ruse nuk duhet të perceptohet nga bota si diçka rutinë. Terrori i përditshëm kërkon presion në rritje të vazhdueshme ndaj terroristit. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi dhe edhe nëse drejtohet nga një person krejtësisht i papërshtatshëm, shteti rus duhet, me presion, të kuptojë se çfarë është realiteti dhe si ai realitet mund të ndëshkojë kriminelët ndërkombëtarë. Duhen sanksione më të forta kundër Rusisë.

Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë partnerët e Ukrainës që po i përgjigjen këtij dhe sulmeve të tjera ruse me gatishmëri për të ofruar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të afta për të na mbrojtur nga terroristët.


Video