Bien sirenat në Japoni! Dallgë të larta të cunamit po i afrohen brigjeve pas tërmetit 7.5 ballë (PAMJET)

8 December 2025, 16:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bien sirenat në Japoni! Dallgë të larta të cunamit po i
Bien sirenat në Japoni! Dallgë deri të larta të cunamit po i afrohen bregut pas tërmetit 7.5 ballë

Sirenat kanë rënë në disa qytete japoneze, duke alarmuar banorët për rrezikun nga një cunam i mundshëm pas tërmetit të fortë me magnitudë 7.5 ballë.

Tërmeti ndodhi rreth 45 minuta para mesnatës, me epiqendrën e vendosur në brigjet japoneze, sipas Shoqatës Meteorologjike të Japonisë.

Deri tani, valët e cunamit duket se janë afruar më shumë me bregun, dhe sipas “JMA” dallgë prej 40 cm janë vërejtur në portet e Mutsu Ogawara në prefekturën Aomori dhe Urakawa në ishullin Hokkaido.

Bien sirenat në Japoni! Dallgë të larta të cunamit po i

Agjencia Meteorologjike Japoneze ka lëshuar një alarm për valë cunami deri në 3 metra lartësi në prefekturat e Hokkaido, Aomori dhe Iwate.

Imazhe që tregojnë paralajmërime për cunami janë shfaqur në televizionet në Japoni, me lartësinë prej tre metrash të shkruar në ekran.

Bien sirenat në Japoni! Dallgë të larta të cunamit po i

Epiqendra e tërmetit:

Bien sirenat në Japoni! Dallgë të larta të cunamit po i
Epiqendra e tërmetit


Video