Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një sulm vdekjeprurrës me raketa dhe dronë kamikazë ka tronditur gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm qytetin e Lviv-it në perëndim të Ukrainës.
Sipas informacioneve në mediat e huaja, mendohet se Rusia ka synuar të godasë një bazë ajrore pranë qytetit, ku mendon se stacionohen avionët F-16 që Ukraina mori nga vendet perëndimore.
Megjithatë disa raketa kanë rënë në qendrën rezidenciale dhe historike të qytetit duke shkaktuar të paktën 7 viktima dhe mbi 40 të plagosur.
Mes viktimave janë edhe tre vajza si dhe nëna e tyre, ndërsa i vetmi i mbijetuar është babai.