Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një autobus nga Kosova është sulmuar mbrëmë me gurë në Serbi, ndërsa po kthehej nga Zvicra.
Lajmin për Zëri.Info e kanë konfirmuar nga kompania e autobusëve, të cilët kanë treguar se sulmi ka ndodhur në rrugën Nish-Leskovc.
“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:50 derisa kemi qenë duke u kthyer nga Zvicra për në Kosovë. Kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë hedhur gur”, kanë thënë nga kompania “Turist Kosova e Re”.
Nga kompania kanë deklaruar se në autobusë kanë qenë 20 udhëtarë, por që fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Ata thanë se rastin e kanë lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.