Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

17 October 2023, 18:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

Aktivistja Greta Thunberg u arrestua pasi iu bashkua qindra protestuesve që u mblodhën në një hotel me pesë yje në Londër të martën në mëngjes për të denoncuar një takim të quajtur “Oscars of Naft”.

Aktivistja suedeze për ndryshimet klimatike u pa duke u futur në pjesën e pasme të një furgoni nga policia pasi mori pjesë në protestat që bllokuan hyrjet e InterContinental në Park Lane, vendi ku u mblodhën dhjetra biznesmenë të naftës dhe politikanë britanikë.

Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

Duke iu drejtuar gazetarëve përpara se t'i bashkohej protestës, Thunberg tha:

“Pas këtyre dyerve të mbyllura në konferencën e naftës dhe parave, politikanët pa kurriz po bëjnë marrëveshje dhe kompromise me lobistët nga industritë shkatërruese, industria e karburanteve fosile.

Njerëzit në të gjithë botën po vuajnë dhe po vdesin nga pasojat e krizës klimatike të shkaktuar nga këto industri, të cilët ne i lejojmë të takohen me politikanët tanë dhe të kenë akses të privilegjuar”.

Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg



Video