Arrestohet autori i masakrës në Serbi

5 May 2023, 08:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet autori i masakrës në Serbi
Momenti i arrestimit

Pas disa orësh kërkime në zonë, autoritet serbe kanë arritur të kapin dhe vënë në prang, 21 vjeçarin, Uros.B, autor i masakrës së mbrëmshme me 8 viktima dhe 13 të plagosur.

Kujtojmë që numri i viktimave ka rrezik të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Ministria e Shëndetësisë pak më parë ka bërë apel për dhurim gjaku.

Autori qëlloi me armë në 3 fshatra të ndryshme në afërsi të Mlladenovcit, disa kilometra në jug të Beogradit.

Ne terren zbarkuan 600 njësi speciale  dhe helikopter, ndërsa autori u kap në afërsi të Kragujevcit


Video