Arrestimi i themeluesit, reagon Telegram: Nuk ka asgjë për të fshehur, veprojmë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian

25 August 2024, 22:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i themeluesit, reagon Telegram: Nuk ka asgjë për të
Pavel Durov

Ekipi i Telegram-it ka reaguar të dielën në mbrëmje për arrestimin e themeluesit të kësaj platforme, Pavel Durov në Francë.

“Telegram funksionon në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Aktin e Shërbimeve Digjitale - moderimi i tij është në përputhje me standardet e industrisë dhe po përmirësohet vazhdimisht. CEO i Telegram Pavel Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe udhëton shpesh nëpër Evropë. Është absurde të pretendosh se platforma apo pronari i saj është përgjegjës për funksionimin abuziv,” thuhet në njoftimin përkatës.

Ekipi i platformës shtoi se presin që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt. Të shtunën në mbrëmje, mediat franceze raportuan se themeluesi i Telegram u arrestua në aeroportin Le Bourget .

Arrestimi u bë teksa ai po zbriste nga një avion privat, pasi kishte mbërritur, me shumë gjasa, nga Azerbajxhani.

Sipas mediave lokale, Durov , i cili ka nënshtetësi franceze, ishte në listën e të kërkuarve të vendit për një sërë veprash që lidhen me funksionimin e Telegram.


Video