Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim të pazakontë për shtetasit amerikanë në mbarë botën, duke u bërë thirrje të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të tensioneve të rritura në disa shtete të botës.
DASH përmend “tensionet e rritura në vende të ndryshme në mbarë botën, potencialin për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve amerikanë dhe interesat e tyre”.
Alarmi vjen pas konfliktit Izrael-Hamas dhe shpërthimit të protestave në mbarë botën në mbështetje të palestinezëve, protesta që shpesh janë kthyer të dhunshme.
Departamenti i Shtetit ka ngritur në nivelin më të lartë këshillimin e udhëtimit për Libanin dhe Izraelin dhe ka autorizuar personelin jo urgjent të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të tyre që të largohen.
Në alarmin e dhënë sot nga DASH thuhet: “Kujdes mbarëbotëror: Për shkak të rritjes së tensioneve në vende të ndryshme anembanë botës, potencialit për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së, Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë jashtë shtetit që të tregojnë kujdes të shtuar”
Departamenti i Shtetit lëshoi për herë të fundit këtë lloj alarmi në gusht 2022 pas vrasjes së liderit të Al-Kaedës, Ayman al-Zaëahiri , duke paralajmëruar se “mbështetësit e Al-Kaedës, ose organizatave terroriste të lidhura me të, mund të kërkojnë të sulmojnë objektet e SHBA-së, personelit ose qytetarëve”.
Worldwide Caution: Due to increased tensions in various locations around the world, the potential for terrorist attacks, demonstrations or violent actions against U.S. citizens and interests, the Department of State @StateDept advises U.S. citizens overseas to exercise increased… pic.twitter.com/waIpqmWu2m
— Travel - State Dept (@TravelGov) October 19, 2023