Aktivizimi i vullkanit të Strombolit, Mbrojtja Civile italiane jep “alarmin e kuq”: Mund të ketë shpërthim

4 July 2024, 20:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktivizimi i vullkanit të Strombolit, Mbrojtja Civile italiane jep
Vullkani i Strombolit

Ditën e sotme është aktivizuar vullkani i Strombolit në Itali, duke lëshuar flakë dhe një re të madhe tymi që ka mbuluar zonën përreth.

Menjëherë është mbledhur ekipi i Mbrojtjes Civile, raportojnë mediat italiane, duke ngritur nivelin e alarmit në të kuq, që është edhe niveli më i lartë.

Në Katania, një re e hollë ka mbuluar banesat dhe rrugët, teksa pritet që hiri gjithashtu të mbulojë qytetin.

Ngritja e alarmit përcakton forcimin e sistemit të monitorimit të vullkanit dhe lidhjen e informacionit midis komunitetit shkencor dhe strukturave të tjera operacionale të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, shpjegojnë mediat italiane.

Stromboli ndodhet në një ishull në një largësi të konsiderueshme nga Kozenca dhe Katania.


Video