10 euro për foto me papagallin, e pëson keq shtetasi serb në Greqi

3 July 2024, 21:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
10 euro për foto me papagallin, e pëson keq shtetasi serb në
Foto ilustruese / Papagall

Një shtetas serb në Greqi është dënuar me 2 mijë euro gjobë, për abuzimin me papagajtë.

Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, serbi u kishte prerë krahët zogjve tropikalë në mënyrë që të mos fluturonin dhe i përdorte si atraksion për turistët.

Ai merrte 10 euro për një fotografi me papagallin.

Me të zbuluar rastin e keqtrajtimit të shpendëve, organizatat e kafshëve u organizuan dhe njoftuan autoritetet.

Atij iu morën zogjtë si dhe u gjobit me shumën e majme prej 2 mijë eurosh.

10 euro për foto me papagallin, e pëson keq shtetasi serb në
Mediat greke denoncuan rastin

Video