Aksidenti tragjik ku humbën jetën 36 persona, Mitsotakis shpall tre ditë zie kombëtare

1 March 2023, 09:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti tragjik ku humbën jetën 36 persona, Mitsotakis shpall tre

Aksidenti tragjik në Greqi ka tronditur të gjithë vendin. Si pasojë e përplasjes së dy trenave, 36 persona kanë humbur jetën dhe 85 kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, kryeministri  Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit hekurudhor në Tempe.

Vendimi hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festave publike.


Video