“Ajo pak që kishim është zhdukur”, shkatërrimi që la pas “Milton” në Florida

11 October 2024, 21:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ajo pak që kishim është zhdukur”, shkatërrimi
Pasojat nga uragani në Florida

Vetëm dy javë pasi uragani Helene shkaktoi kërdi në disa pjesë të shtetit Floridës, “Milton”, që e pasoi shkatërroi qindra shtëpi duke lënë shumë banorë të pastrehë.

I tillë është rasti i Natasha Ducre dhe bashkëshortit të saj, Terry të cilët morën vendimin të largoheshin nga shtëpia e tyre para se “Milton” të godiste.

“Nuk është shumë, por ishte e jona. Ajo pak që kishim është zhdukur”, tha Natasha Ducre për CBS pasi tornadoja mori me vete çatinë e shtëpisë ku bashkëshorti i saj është rritur.

Çifti po qëndron me mamanë e Terry-t, pasi strehimoret janë tejmbushur dhe çmimet e hoteleve janë rritur shumë.

“Nuk kam përgjigje. Nuk e di cila do të jetë lëvizja ime e radhë dhe çfarë do të bëj”, vijoi Natasha Ducre.

“Ajo pak që kishim është zhdukur”, shkatërrimi
Pasojat nga uragani në Florida

Një tjetër e evakuuar nga Tampa, Lillian Bicart, 80 vjeç, thotë se përmbytjet kanë dëmtuar shtëpinë e saj.

“Më duhet të ulem dhe të mendoj se çfarë do të bëj, sepse humba gjithçka, gjithçka është lagur. Kjo është një ëndërr e keqe”, thotë Bicart për CBS Mornings.

Guvernatori i Floridas, Ron De Santis në një konferencë për mediat pak minuta më parë bëri me dije se 2.4 milionë banorë vijojnë të mbeten pa energji elektrike.

“Ajo pak që kishim është zhdukur”, shkatërrimi
Pasojat nga uragani në Florida

Megjithatë, punonjësit e shërbimeve komunale riparuan disa linja të dëmtuara të energjisë. Ekipet e emergjencave dhe banorët pastruan pemët e rrëzuara në rrugët e qyteteve. Operacioni i pastrimit të shumë akseve rrugore mund të zgjasë javë ose edhe muaj të tërë.

Dëmet nga uragani i pestë më intensiv në histori, “Milton” mund të arrijnë deri në 100 miliardë Dollarë, thonë analistët. Shtëpia e Bardhë premtoi mbështetje financiare për të gjithë të prekurit nga uragani.



Video