Administrata e Trump kërkon largimin e UNMIK nga Kosova

9 April 2025, 18:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Administrata e Trump kërkon largimin e UNMIK nga Kosova
Këshilli i Sigurisë, OKB

Administrata e re amerikane ka bërë lëvizjen e parë publike në raport me Ballkanin Perëndimor duke kërkuar largimin e misionit të Kombeve të Bashkuara UNMIK nga Kosova.

Kërkesa u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit nga i ngarkuari me punë në këtë organizatë John Kelley dhe u mbështet edhe nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.

“Ka ardhur koha për të tërhequr UNMIK-un nga Kosova. Ne kërkojmë mbylljen graduale të këtij misioni.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të çrrënjosur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtare.

UNMIK-u është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me 81 për qind të buxhetit të tij që shkon për pagat e personelit edhe pse misioni ka tejkaluar prej kohësh mandatin e tij”, u shpreh John Kelley.


Video