“A do të shkojë ushtar në Ukrainë”, Putin i jep shtetësinë ‘spiunit’ amerikan Edward Snowden

26 September 2022, 21:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“A do të shkojë ushtar në Ukrainë”, Putin i jep
Edward Snowden

Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret që i jep shtetësinë ruse ‘spiunit’ amerikan Edward Snowden.

Snowden, 39 vjeç, një ish-kontraktor i inteligjencës amerikane ka jetuar në Rusi që nga viti 2013 për t'i shpëtuar ndjekjes penale në SHBA pas zbulimit të dosjeve sekrete, të publikuara nga mediat ndërkombëtare, që zbuluan operacione të gjera të mbikëqyrjes vendase dhe ndërkombëtare të kryera nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA, NSA.

Në vitin 2020, Snowden tha se ai dhe gruaja e tij në atë kohë shtatzënë po aplikonin për nënshtetësinë ruse në mënyrë që të mos ndaheshin nga djali i tyre i ardhshëm në një epokë pandemie dhe kufijsh të mbyllur. Rusia i dha atij të drejtën e qëndrimit të përhershëm në të njëjtin vit, duke i hapur rrugën atij për të marrë nënshtetësinë ruse.

“Pas vitesh ndarje nga prindërit, unë dhe gruaja ime nuk kemi dëshirë të ndahemi nga djali. Kjo është arsyeja pse, në këtë epokë të pandemive dhe kufijve të mbyllur, ne po aplikojmë për shtetësi të dyfishtë amerikano-ruse”, shkroi Snowden në Tëitter në atë kohë.

“Lindsay dhe unë do të mbetemi amerikanë, duke e rritur djalin tonë me të gjitha vlerat e Amerikës që duam, duke përfshirë lirinë për të shprehur mendimin e tij dhe mezi pres ditën kur mund të kthehem në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që e gjithë familja të ribashkohet. Dëshira jonë më e madhe është që, kudo që jeton djali ynë, të ndihet si në shtëpinë e tij”, vijoi ai.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Snowden, emri i të cilit u shfaq në një listë prej 72 individësh me origjinë të huaj, të cilëve Putin u jepte shtetësinë.

Dekreti i Putinit për t'i dhënë nënshtetësinë Snowdenit çoi shpejt në meme në mediat sociale se ‘spiuni’ së shpejti do të rekrutohet në ushtrinë ruse për të luftuar në Ukrainë si pjesë e fushatës së mobilizimit mbarëkombëtar të vendit.

"A do të mobilizohet Snowden?" shkroi Margarita Simonyan, kryeredaktore e transmetuesit shtetëror RT në kanalin e saj Telegram.

Avokati rus i Snowden, Anatoli Kucherena i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Ria Novosti se klienti i tij nuk mund të rekrutohej për shkak se ai nuk ka shërbyer më parë në forcat e armatosura ruse. Avokati shtoi se gruaja e Snowden, Lindsay Mills, po aplikonte gjithashtu për nënshtetësinë ruse.

Denoncuesi kryesisht mban një profil të ulët ndërsa jeton në Rusi, duke postuar herë pas here fotografi të familjes së tij në Moskë. Ai ka thënë në vitin 2019 se ishte i gatshëm të kthehej në SHBA nëse i garantohej një gjykim i drejtë.

Snowden, i cili më parë ka kritikuar të dhënat e Kremlinit për të drejtat e njeriut, nuk ka komentuar në publik rreth pushtimit të Ukrainës. Para luftës, ai vazhdimisht shprehu dyshime se Rusia do të fillonte një luftë, duke fajësuar mediat për "shtyrjen" e konfliktit.

“Sapo kam humbur çdo besim që kisha se ndarja e mendimit tim për këtë temë të veçantë vazhdon të jetë e dobishme sepse e quajta gabim”, shkroi Snowden në Tëitter më 27 shkurt, tre ditë pasi Rusia dërgoi trupat e saj në Ukrainë.


Video