37% e grave të pyetura në Francë pohojnë se janë abuzuar nga partneri

23 January 2023, 23:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
37% e grave të pyetura në Francë pohojnë se janë
Ilustrim

Seksizmi vazhdon të mbetet alarmues në Francë dhe kjo ndodh në të gjitha fushat  e sipas një raporti situata sa vjen e përkeqësohet. Gratë janë bërë shënjestër e formave të reja të ngacmimeve, duke përfshirë këtu dhunën në internet, abuzimin verbal në mediat sociale si dhe pornografinë me përmbajtje barbare.

Sipas një sondazhi të realizuar nga Autoriteti i Lartë për Barazinë në Francë ka pasur një reagim të meshkujve ndaj lëvizjes #MeToo ata kërkonin që gratë të heshtin, ose ndryshe do i diskreditonin. Sondazhi i realizuar ka ngritur shqetësimin se situata të dhunës dhe ngacmimit janë bërë alarmante.

Në këtë studim ku kanë marrë pjesë 2.500 njerëz ka rezultuar se sjelljet seksiste janë duke u shpeshtuar në të gjitha sferat dhe se janë burrat ata që mendojnë se sjellja e dhunshme dhe diskriminuese është e pranueshme. Burrat e moshuar në përgjithësi ruajnë qëndrimet e tyre konservatore, ndërsa ata më të rinj, kanë shfaqur sjellje agresive.

Ndërsa ndër vajzat e moshës 18-24 vjeçe kur janë pyetur, rreth 22% thanë se kishin vuajtur nga dhuna psikologjike apo xhelozia e tepruar, një shifër e ngjashme ka qenë edhe te gratë e moshës 50-64. Një tjetër e dhënë nga ky studim është se më shumë se një e treta e grave franceze (37%), që kanë marrë pjesë në studim, janë dhunuar seksualisht nga partneri i tyre.

Nga 18-24-vjeçaret e anketuara, 22% u përgjigjën se kishin qenë viktima të një sulmi seksual ose përdhunimi.

Edhe pse janë bërë shumë fushata ndërgjegjësuese për dhunën e diskriminimin paragjykimet, steriotipet gjinore dhe seksizmi  janë ende shumë të zakonshme.

Presidentja e Autoritetit të Lartë për Barazinë,  Sylvie Pierre-Brossolette, tha se ishte hera e parë që një sondazh i tillë ishte bërë në Francë.

“Ne donim të bënim për seksizmin atë që është bërë për racizmin. Nuk mjafton të mbrosh gratë dhe të ndëshkosh burrat. Nëse nuk trajtojmë rrënjët e seksizmit të përditshëm dhe nuk ndryshojmë mentalitetin, nuk do të ecim kurrë përpara. Ne nuk mund të dënojmë vetëm situatën që duhet ta ndryshojmë atë”, tha ajo në një intervistë.

Ajo tha se autoritetet duhet  të marrin masa më të rrepta për të luftuar seksizmin, dhunën dhe ngacmimin në internet.

“Seksizmi i përditshëm çon në seksizëm të dhunshëm,” shtoi ajo


Video