Një krim i rëndë është regjistruar këtë të enjte në Itali, ku janë vrarë dy kunetër dhe autori i krimit dyshohet të ketë qenë vjehrri i tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Sant'Antimo të Napolit dhe viktimat e vrasjes së dyfishtë janë Luigi Cammisa dhe Maria Brigida Pesacane. Ata ishin të martuar me motër e vëlla Anna dhe Alfredo Caiazzo.
Luigi, 29 vjeç, punëtor ndërtimi, baba i dy fëmijëve 2 dhe 7 vjeç është qëlluar për vdekje në orën 6:30 të mëngjesit teksa po shkonte për në punë.
Menjëherë pas kësaj, trupi i pajetë i Maria Brigida, 24 vjeç, u gjet në një apartament në via Caruso. Mediat vendase raportojnë se ajo u vra në sy të fëmijëve të saj 2 dhe 4 vjeç.
Në lidhje me këto dy krime është arrestuar vjehrri i viktimave, Raffaele Caiazzo. Ai u dorëzua në komisariatin e Gricignano di Aversa.
Hetuesit dyshojnë se shkak u krimit është se Caiazzo vrau dhëndrin dhe nusen e tij sepse dyshohej se kishin një lidhje dashurie mes tyre.