Krim tronditës, 42 vjeçari vret me armë zjarri pesë fëmijët e tij, gruan, vjehrrën dhe më pas veten

6 January 2023, 08:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krim tronditës, 42 vjeçari vret me armë zjarri pesë
Shtëpia ku u gjetën të pajetë 8 persona

Një krim tronditës është zbardhur në ShBA, ku tetë pjesëtarë të një familje janë gjetur të vrarë brenda shtëpisë, mes tyre edhe pesë fëmijë.

Sipas mediave të huaja, një 42 vjeçar vrau me armë zjarri pesë fëmijët e tij, gruan dhe vjehrrën dhe më pas veten. Mësohet se krimi i rëndë ndodhi për shkak se dy javë më parë gruaja e tij i kishte paraqitur kërkesën për divorc. Krimi tronditi Enoch, një qytet i vogël mes Salt Lake City dhe Las Vegas-it.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se Tausha Haight, 42 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj më 21 dhjetor. Avokati i saj tha të enjten se Hait i ishin dorëzuar letrat e divorcit më 27 dhjetor.

Tausha Haight dhe anëtarët e tjerë të familjes u panë një natë para vrasjeve në një grup të kishës për gratë e reja, tha kryebashkiaku Geoffrey Chesnut.


Video