Dhurata e Shërbimeve Qeveritare, miliona lekë për “dhurata”, makina luksoze dhe ushqime për liderët e BE-së

13 Maj 2025, 20:44Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustrim

Dhurata Frashëri, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, ka hapur “thesin” disa ditë para se liderët e Bashkimit Europian të mbërrijnë në Shqipëri për Samitin e 16 majit në Tiranë.

VoxNews ka siguruar disa procedura tenderuese që ka bërë Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ku drejtoresha ka bërë tendera për lule, ushqime, makina luksoze apo edhe dhurata për liderët e BE-së.

Disa ditë më parë e njëjta drejtoreshë bëri një tender formal me vlerë 2.4 milionë euro, për të marrë kontenier me qira dhe për t’a vendosur në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë.

Punimet u inspektuan disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, teksa për ato punime janë “përdorur” edhe fëmijët e shkollave nga e gjithë Shqipëria, të cilët bënë piktura për BE-në dhe iu dhanë firmës private.

Dhurata e Shërbimeve Qeveritare, miliona lekë përDhurata e Shërbimeve Qeveritare, miliona lekë për

Dhurata e Shërbimeve Qeveritare, miliona lekë për
Faksimile: Tenderët e bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për Samitin e BE-së

Ndërkohë, ditët e fundit e njëjta drejtoreshë ka bërë me dhjetëra procedura për luksin e krerëve të BE-së. Procedura e parë ishte me vlerë 15 mijë euro, për “mobilim”. Dy tendera të tjerë me vlerë 83.500 euro për automjete me qira, apo edhe 44 mijë euro për kancelari.

Lista vijon me tenderin 250 euro për menu të printuar nga të dy anët, apo edhe 5500 euro do përdoren për gardhe rrethuese prej hekuri të marra me qira. Do të ketë edhe shërbime ndriçimi me vlerë 12.500 euro, apo edhe 30 mijë euro për ekran LED.

20 mijë euro do të përdoren për banera, apo edhe 46 mijë euro do të përdoren edhe për shërbim fonie. Sipas dokumenteve rezulton do të ketë edhe tendera të tjera për ndriçim.

Por, qershia mbi tortë është tenderi me vlerë 51 mijë euro për “dhurata”. Nuk dihet se për çfarë dhuratash bëhen fjalë, por nëse do të vijnë rreth 30 lider, vlera e dhuratave për secilin shkon në mbi 1.500 euro.

26 mijë euro do të përdoren për “sistem përkthimi simultan”, ndërkohë që 2 mijë euro do të jenë për podiume. 80 mijë euro do të përdoren për banera, apo edhe 45 mijë të tjera për gjeneratorë me qira. 1.600 euro do të përdoren për kompozime me lule.

Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, 17 mijë euro janë për shërbim regji televizive apo edhe 12 mijë euro për pastrim të specializuar. Do të ketë edhe një tapet një përdorimesh me vlerë rreth 9 mijë euro, apo edhe 3 mijë e 500 euro për piketa ceremoniale.

Do të bëhet edhe një tender për spila të personalizuara me vlerë 3.660 euro apo edhe një tender për pajisje elektronike me qira me vlerë 4200 euro. 16 mijë euro do të përdoren edhe për gardhe rrethuese prej hekuri. Gjithashtu do të merret një tjetër ekran LED me vlerë rreth 2 mijë euro. 

Dhurata e Shërbimeve Qeveritare, miliona lekë për
Në foto: Denoncimi i VoxNews për tenderin me vlerë 2.4 milionë euro për kontenierin që do të presë liderët e BE-së në Samitin e 16 majit

Disa javë më parë, VoxNews denoncoi se një shumë e majme prej 235 milionë lekësh, ose rreth 2.4 milionë euro, do të shpenzohen për organizimin e një eventi më 16 maj në Tiranë, ditë në të cilën do të vijnë disa liderë të Bashkimit Europian.

“Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka bërë formalisht një procedurë tenderuese, por me opsionin e negocimit me firmën ‘e preferuar’. Në dokumente shkruhet se fitues doli kompania ‘REDCLOUD’, me pronar aktual z. Klodian Makashi, teksa ditën që u shpall edhe fitues të kësaj procedurë, firma ka depozituar në QKB edhe një kontratë shit-blerje, z. Makashi i transferon vetes kuotat e firmës!” denonconte redaksia.

Mësohet se në këto data do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbledhë të gjithë liderët e kontinentit. Tirana, Vora dhe Kamza do të bllokohen për 2 ditë, teksa institucionet shtetërore do të jenë edhe pushim.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video