Fjalimi që sfidon Ramën në nisje të Asamblesë - A i parapriu Veliaj shkarkimit si kryetar i PS-së së Tiranës? 

14 Nëntor 2026, 10:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fjalimi që sfidon Ramën në nisje të Asamblesë - A i
Erion Veliaj, Edi Rama

A është fjalimi i fortë i Erion Veliajt kundër Edi Ramës një lëvizje për t’i paraprirë një shkarkimi të mundshëm nga drejtimi i Partisë Socialiste në Tiranë?

Kjo është një nga pyetjet që ngrihet pas qëndrimit të fortë të kryebashkiakut, i cili nga paraburgimi në Fier ka kërkuar largimin e Ramës nga drejtimi i PS-së, madje edhe nisjen e procedurës për një mocion mosbesimi ndaj tij.

Fjalimi vjen vetëm pak minuta përpara mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të socialistëve, ndërsa Veliaj vijon të mbajë formalisht funksionin e kryetarit të PS-së në Tiranë dhe atë të drejtuesit politik të qarkut, sipas deklarimit të tij të fundit.

“Edi Rama ka qenë një reformator i rëndësishëm i Partisë Socialiste. Por unë besoj se sot ai është kthyer në pengesën kryesore për reformimin e saj”, deklaron Veliaj.

Koha e zgjedhur për këtë përballje ngre pikëpyetje nëse Veliaj ka vendosur të dalë publikisht kundër Ramës përpara një vendimmarrjeje të mundshme që mund të prekë pozicionet e tij partiake.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim publik se shkarkimi i Veliajt si kryetar i PS-së së Tiranës është pjesë e rendit të ditës së Asamblesë.

Veliaj nuk po kërkon më vetëm mbrojtjen e mandatit të tij në Bashkinë e Tiranës, por po sfidon drejtpërdrejt autoritetin politik të Edi Ramës në krye të socialistëve.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video