Postimi i Erion Braçes:
Dje i lashë të gjithë të flisnin për votën time të mëngjesit herët; foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese dhe të përhershme, foli një i dytë që zgjohet në pikë të mëngjesit të bëjë këndezintelektualin, profesorin, mendimtarin dhe përfundoi të bëjë tredhësin eunuk të fjalëve që mahnisin dy vajza, foli një i tretë-palaço ky, me motrën nën akuzë si hajdute e veten në rolin e kirurgut të një shërbimi publik me halle e të vjedhur nga oligarku më i madh i sektorit që është edhe punëdhënësi i tij, foli edhe një njeri të cilin e çmoj pa masë-akademik, profesor por që nuk e kuptoj pse fyen po aq sa Edi Rama, të cilin e kritikon edhe me të drejtë çdo ditë.
Tani, kam detyrimin të flas unë, të bëj më shumë se e folura e të shpjegoj votën time.
E para, nuk ia lejoj Edi Ramës të flasë për votën time e me të të lëshojë flakërima ajri në mjedis kundër kujtdo që ka në mendje; nuk mund ta bëjë në emrin tim e duke përmendur votën time; unë, siç ai e pohoi në mbledhje nuk kam votuar pro tij dhe e kishte numëruar “shumë herë” këtë, ndaj ta lërë këtu, me kaq. Ajo që kërkoj prej tij dhe ai ia ka detyrim socialistëve sot, është të thotë se cilat “duar të pista, ca të dukshme e ca të padukshme, por të zbuluara tanimë”, më paskan ngatërruar mua. Derisa ta bëjë këtë, ka kohë të shohë tek vetja, po të dojë edhe rrotull tij por më shumë tek vetja dhe të pranojë, jo thjesht ta thotë për nevojë fjalie e teksti, ta pranojë se aktet, vendimet që nuk janë të duhurat dhe janë gabim, burojnë edhe nga mënyra se si ai mendon, si i imponon, si i argumenton si më e mira e mundshme kur mundësia nuk i është dhënë kërkujt, si e pranon që të tjerë përtej tij kanë të drejtë por jo tani e duke cenuar autoritetin e tij që duhet të jetë i padiskutueshëm, mu në atë formën që ta hedh fytyrës me arrogancë e të tjerëve mu si urdhër, “po si ti e paske mirë dhe i gjithë ky grup e ka gabim”, për të të relativizuar, zhvlerësuar, nëmur; ndërkohë që mund edhe të ishte, duke parë nga vetja, “pse ti e paske mirë dhe një shumicë edhe më e madhe se një grup e paska gabim”!
E dyta, unë nuk kam gënjyer kënd që të jem gënjeshtar, nuk i kam dhënë besë kujt që të jem i pabesë; nuk kam tradhtuar kënd nga ata 25 mijë njerëz që më kanë votuar një vit më parë e plot të tjerë që më kanë kanë votuar në 30 vite. Të isha kundër projektligjit për ndarjen administrative e territoriale ishte zgjedhja ime, ardhur nga bindja e krijuar pa asnjë kërkesë e imponim, se ai ligj nuk ishte e nuk është reformë, por një vizatim i ri i territorit administrativ, i përkohshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamjaftueshëm si reformë, mu siç Edi Rama e pranoi vetë në mbledhjen e grupit të deputetëve socialistë. Pra ishte qëndrimi im, është qëndrimi im dhe ishte e është i pandikuar nga cilido që sot e lidh me veten kur nuk ka asnjë lidhje me të, për më tepër kur është një robot i ndyrë në rrjet dhe asfare banor i prekur.
E treta, të qenit deputet është punë dhe Kuvendi për mua është vendi im i punës. Edi Rama ka vizatuar listat dhe i vizatoi siç donte, në stilin e tij; punën ma kanë dhënë njerëzit me votë. 25 mijë njerëz-të parët socialistët ndër ta, të majtë dhe njerëz të zakonshëm në këtë qytet e jo vetëm, bashkë me ta, menduan që unë e bëj këtë punë dhe kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë prej meje punën. Unë jam këtu, në Tiranë tani. Pooo kam një detyrim të pafundëm moral ndaj të gjithë atyre që ma kanë dhënë këtë punë në vite e të cilëve ju jam përgjigjur përulësisht, modestisht dhe me mirënjohje çdo ditë, atje ku ata banojnë e jetojnë, pa munguar asnjëherë, duke i mbrojtur çdo herë, duke bërë mirë e duke ndryshuar për mirë jetën për shumicën e tyre. Asnjëherë vetëm, por me ta, me shumë shokë e miq të kësaj rruge, të këtyre qeverive socialiste, të bashkive veçanërisht, për ta. E bëra edhe këtë herë, po e theksoj pa ma kërkuar kush, deri kur puna e dhënë nga të tjerë njerëz, mund të zhbëhej si e tillë nga ai rimodelimi antidemokratik që mbështetet në një model tjetër antidemokratik, “ose voto, ose je jashtë këtij grupi”, e që vijon me “ti mund të punosh me këtë qeveri në këtë grup, jo jashtë tij”. E thashë aty e do vijoj ta them se kur kam të drejtë, dhuna e disiplinës që vihet në veprim në rast nevoje, është deformimi më i madh antidemokratik që po i ndodh Partisë së Socialistëve. Të kesh të drejtë dhe këtë ta thonë në sy “po, ke të drejtë”, ndërkohë që kjo e drejtë bluhet nga disiplina e thuprës apo bariut-i vetëquajtur ky, që garanton jo të duhurën, është e papranueshme.
E katërta, unë votova që të mos iki, por të qëndroj, të bëj punën dhe gjithkush që e njeh këtë punë e di fort mirë se kjo punë e tillë është, e varur nga vota e shumicës, e rëndë si e tillë, kufizuese, të rrëzon, të thyhen, të bën copash aq sa nuk merr dot frymë, por unë e kam pranuar këtë punë e nuk bëj dot pas, e kam të ndaluar të bëj pas. Nuk di në keni parë tjetër që të sulmohet e të qëndrojë, të linçohet e të rrijë përballë, t’i shkojnë atje ku jeton e atje ku punon-po bën punën, dhe të dëgjojë e përgjigjet, me kosto shumë të madhe personale e familjare; keni parë? Ndaj vendosa të rri dhe të bëj punën. E di që kam prishur një plan që politika e ka të sajin, të brendshëm, të poshtër, të përhershëm, por nuk mund të bëj pa të, ndaj për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin.
Fifth , I stood for REFORM - they voted for us, not for the map; believe it or not, but that map becomes bad without the reform, not simply as a map; it changes for the worse and brutally the lives of people in the municipalities that are absorbed and the central municipalities, without the reform, not simply as a map. I think that REFORM OF POWER and local government is the opportunity that lies ahead - the Government to massively transfer power, competencies, functions, budget, taxes and fees, income, property and the possibility of using it for economic purposes, investment opportunities, to local government. This is the power of the people, it is what they face every day and it is the most legitimate-elected power, rather than the power that has been given to the appointed directors of the government. It is the power that must serve with power, competencies, functions, budgets, policies supported and financed by them in reality, unlike the formal and even banal powers that no one rightfully exercises. It must be controlled, this is a duty. Is it difficult to do? Yes, it is difficult. In 4 days I often asked: IS THE GOVERNMENT READY TO RELEASE AND TRANSFER POWER? I never received a clear answer that shows how far the government will go with two constitutional principles of this power, decentralization and financial autonomy; I remind you, they voted for this and not the announcement of the map or my vote. Do I believe in this? Yes! Do I believe that this will happen? To some extent yes but not completely. Edi Rama finds it easy to announce my path or as some say about him what awaits me. But I think he finds it difficult to relinquish power. He is in love with power, the power and authority that it gives; he has often used it for good by doing good and bringing great changes to this country; he has delegated it for good, as he has repeatedly wasted it on unworthy ministers and directors; has made some serious mistakes, which he must accept nominally as his own, not simply as those of all those who have not been worthy alongside him, on his path. To take and hold responsible. To give a sign that he does not have power personally, does not exercise it as his own, but shares it as the constitution has determined, with other legitimate and sovereign powers, independent and that must be functional, until the end, intact or half as the disciplinary will of the majority faded into announcements, even as a map.
I stood for this, for the work I was voted to do, nothing else!
I also did it for some good colleagues who, although new to that Assembly, I am glad that they have so much honor and dignity, infinite humanity, knowledge and dignity, and with whom I shared all of Thursday and early Friday morning; I am grateful to you!
I really hope you have the patience to watch, listen, and read beyond 25 seconds; they are enough to curse, but not to know and understand.
I believe I explained and accounted for my vote.