If the history of Albania's transition had been different, the fate of the hundreds of thousands of young people who emigrated would have been different. Caught between the waves of life, some managed to break through, some remained among them, some sank. Alket Rizai is one of them.
Alket Rizai, 48 years old, was born on May 24, 1978 in the village of Aranitas in Ballsh. Until the age of 16, he lived between Ballsh and his birthplace. The family, consisting of 5 people, two parents and two brothers, have lived in the center of Ballsh for years, where they had an apartment and a small shop with which they barely made a living.
They never forgot their birthplace, the village of Aranitas, where Alketi spent his childhood, and they also built a house in Aranitas in the "Lumar" neighborhood, where Alketi's father lives most of the time.
In the birthplace of Alket Rizai
The show "Drit'hije" traveled to Alket Riza's hometown, we contacted his family by phone, his mother, Donika, and his father Ramiz, now in advanced age. In failing health and tired of the many years of waiting, they had decided not to appear on camera and speak to the media since the last time in 2013.
"Thank you, but I don't speak, I'm tense. I've been speaking for 25 years and I'm stressed, God knows," are the words of Alket Riza's mother.
At the entrance to Aranitasi is the village pub, where the men of the area used to gather. There we find childhood friends, cousins, relatives and Alket Riza's uncle who recount many memories with Alket, who has now made his third escape from Greece.
Alketi's relatives reveal his passions and how he spent his childhood in the village of Kalenjë with his uncles and in Aranitas, two villages next to each other. Since childhood, he had a passion for football and fishing, where he always went fishing in the village river.
Although it is in high demand in the neighboring country, people in the village have a different opinion.
For them, Alketi is not a murderer and they believe that he escaped from prison to prove the opposite of what he was convicted of.
They also link Alket Riza's sentences to the claims they have about our country's relations with Greece, because, according to them, the Greek state has not treated Albanians in prisons properly.
Although with suffering and pain, Alket Riza's family has had their son in prison for about 25 years, his mother has managed to see and meet him in prison in Greece.
Nuk është legjendë, por policia greke e ka kërkuar dhe në Aranitas. Banorët tregojnë histori interesante të viteve më parë, kur Alket Rizai ishte arratisur nga burgjet e forcat e rendit kishin ardhur ta gjenin në fshat, madje një herë menduan se e arrestuan. Në të vërtetë ndaluan Alket Rizain, por jo atë që ishte arratisur, por një banor që kishte të njëjtin emër e mbiemër, ndaj e kishin lënë të lirë.
Të afërmit e Alketit kanë edhe një mesazh për të, pasi prej gati 34 vitesh nuk e kanë takuar.
Nga fshati Aranitas largohemi për t'u drejtuar drejt Ballshit, aty ku Alketi jetoi deri në moshën 16 vjeçare dhe kreu edhe shkollën, edhe pse vetën deri në vitin e dytë të gjimnazit, pasi më pas mori rrugën për në Greqi, për të siguruar më shumë të ardhura për familjen. Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i shkathët dhe shumë i zgjuar. Që në vegjëli në shkollë ai kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe, elektronikën. Në moshën 10-vjeçare i rregullonte gjithë fëmijëve të qytetit kompjuterat Rambo të asaj kohe.
Ballshi, një qytezë e vogël, që kur përmend emrin e Alket Rizait të gjithë kthejnë kokën për të dëgjuar. Në këtë qytezë, askush nuk i ka dënuar veprimet e tij, ndërkohë që kamera e “Drit'hije” ndaloi para lokalit dhe banesës së prindërve të tij në Ballsh. Biznesi tashmë është mbyllur, ndërsa shtëpia vijon të ketë ende brenda kujtimet e Alketit dhe dy vëllezërve të tij, të cilët po ashtu jetojnë jashtë atdheut.
Në moshën 16 vjeçare në vitin 1994 Alketi u largua në mënyrë ilegale nga malet për në Greqi për të punuar. Malorja e parë e jetës së tij ishin kodrat e kufirit mes dy shteteve të cilat i kaloi në këmbë me shpresën e një jete më të mirë, edhe pse për të historia tregoi të kundërtën.
Kthesa e jetës, nga Aranitasi në Greqi
Fillimisht, në Greqi në moshë të re Alketi punoi si të gjithë të rinjtë shqiptarë pas tranzicionit në emigrim e me të ardhurat ndihmonte familjen në Shqipëri. Në ndihmë i erdhën katër gjuhët e huaja që i fliste. Ndër njohjet e tij të viteve të para në Greqi ishin edhe vajzat simpatike, të cilat shihin te ai djalin simpatik që ngjasonte si një aktor filmi. Alketi u lidh me një vajzë të bukur ruse Oksanën, dhe këtu jeta mori një rrjedhë tjetër. Nga një i ri shqiptar që erdhi në Greqi në moshën 16 vjeç, Alket Rizaj evoluoi në një nga të dënuarit më famëkeq të vendit fqinj.
Në vitin 2003, ai u dënua për vrasjen e Thanasis Koropiotis. Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2003. Autorët e rrëmbyen të riun helen dhe më tej me një makinë e dërguan në pyjet e zonës së Atikës, ku edhe e ekzekutuan e më pas zhdukën kufomën. Fillimisht, policia arrestoi tre persona, dy grekë dhe një ruse, ndërsa një muaj më vonë u ndalua edhe i dyshuari shqiptar. Edhe pse u dënua Alket Rizai nuk e ka pranuar krimin. Por historia më e famshme e jetës së tij kriminale ende nuk ishte shkruar.
Arratisja e parë spektakolare me helikopter në 2006
Në maj të vitit 2003, rojet e burgut gjetën në qelinë e tij një plan të detajuar të burgut dhe menjëherë e transferuan atë në institucionin e sigurisë së lartë të vuajtjes së dënimit Korydallos pranë Athinës. Një nga më famëkeqët në Europë. ishte shtëpia e vrasësve, kriminelëve të luftës dhe terroristëve.
Pak pasi kishin kaluar gjashtë vite nga dënimi me 25 vite për rrëmbim dhe vjedhje bankash, personazhi i njohur I botës së krimit në Greqi Vasilis Paleokostas u bë mik me Alket Rizain. U deshën vetëm 20 ditë që të hartonim planin e arratisjes. Rizai kishte folur me nënën e tij në telefon dhe i kishte thënë “drejtësia shume shpejt do te shkoje ne vend”, edhe pse ajo kurrë nuk e kishte menduar se djali i saj po përgatiste një arratisje.
Më 4 qershor të vitit 2006, në orën 18:15, pranë Athinës, piloti i një helikopteri tregtar, i quajtur Karikis, po hipte në Eurocopter-in e bardhë AS355N.
Ish-ushtaraku ofronte udhëtime për kënaqësi për firmën Airlift, por pesë minuta pasi ishin ngritur një ajër, një nga dy pasagjerët i vuri një armë në qafë. Udhëtimit për kënaqësi i erdhi fundi, ishte Nikos Palekostas dhe ai do shpëtonte vëllain e tij, Vasilis dhe mikun e tij, shqiptarin Alket Rizai.
Brenda dhjetë minutash, helikopteri mund të shihte burgun Korydallos dhe e reduktoi shpejtësinë në 70 milje për orë.
“Ne shqyrtuam mundësinë për të punësuar një pilot, por një pilot i frikësuar është më mirë,” deklaronte Rizai vite më parë në një dokumentar të BBC.
Rojet e burgut, duke menduar se ishte ndonjë autoritet i burgjeve që po arrinte për një inspektim të beftë, rregulluan uniformat. Ndërsa helikopteri u ul në oborrin e stërvitjes, motorët ngritën në ajër një stuhi me pluhur ngjyrë kafe.
Piloti bërtiti: “Ata kanë granata. Ata kanë eksplozivë”. Një rojë ulëriti: “Arratisje, arratisje”.
Ajo kishte filluar tashmë. Pak momente më vonë, Vassilis Paleokostas dhe Rizai hipën në helikopter dhe ai u ngrit në ajër. Rojet drejtuan armët, por nuk qëlluan sepse e dinin mirë se ç’do ndodhte. Burgu është në një zonë rezidenciale me pemë portokalli dhe fëmijët po gjuanin topin në muret e burgut.
Rizai shpjegon: “Qëllimi përfundimtar në një arrati nga burgu është që të largohesh me stil dhe të thuash “Gëzuar” dhe “Bravo” ndërsa largohesh”.
Në Skisto, në veri të Athinës, helikopteri u ul me qetësi në një varrezë, aty u shfaqën dy motoçikleta. Paleokostas dhe Rizai ishin nisur për në rrugën e gjatë të lirisë.
Pas arratisjes nga burgu në vitin 2006, Alket Rizai u kap shpejt. Sipas policisë, mësohet se për të humbur gjurmët nga policia greke, kishte ndryshuar luk, kishte lënë mjekër dhe kishte lyer flokët, duke i transformuar nga ngjyrë të zezë në biond. Më 2 gusht 2008, u arrestua edhe Vassilis Paleokostas.
Gjatë periudhës që ishte në arrati, më 26 gusht 2006, Rizai akuzohet se vrau 43-vjeçarin Konstantinos Koutelieris dhe 36-vjeçarin Ioannis Katsios. Rizai asokohe e ka mohuar të jetë përfshirë në këtë krim dhe sipas tij drejtësia greke nuk gjeti kurrë prova ta implikonte. Sipas hetimeve, vrasjet u kryen me urdhër të një prej figurave të fuqishme të mafies greke, Vasilis Stefanakos, i cili u vra vite më pas.
Arratisja e dytë spektakolare me helikopter në 2009
Në vitin 2009 në Athinë do të mbahej gjyqi për Alekt Rizain dhe vëllezërit Palekostat për arratisjen e vitit 2009. Një turmë u mblodh jashtë gjykatës. Fermerë, fshatarë dhe anarkistë thërrisnin: “Vdekje derrave! Liri për vëllezërit Paleokostas!”. Një grup me vajza të reja pushtuan sallën e gjyqit. Në këtë kohë, e dashura magjepsëse e Alket Rizait, Soula Mitropia, bëri bujë në sallën e gjyqit.
Ndërkohë që Rizai kthehej në gjykatë për t’u dënuar me 25 vite, e dashura e tij nisi të qante dhe i hodhi krahët rreth tij. Kur askush nuk po shihte, ajo i futi një orë misterioze në xhep. Pas gjyqit, gjykatësi e dërgoi Paleokostas në qelinë e tij të vjetër në Korydallos, së bashku me Alket Rizain, në pritje të dënimit.
Dhe ajo që ndodhi më 22 shkurt 2009, do i bënte të famshëm në mbarë botën.
Fluturimi i dytë
Për rojet që po shihnin kamerat e sigurisë, ai mëngjes ishte si çdo tjetër. Paleokostas po bënte palestër dhe Rizai po përzgjidhte fituesit në një lojë me baste.
Në një dokumentar Rizai kujton: “Jam një njeri që kam intuitë. I ndjej gjërat, kur diçka e mirë do të ndodhë, e ndjej”.
Në orën 15:00, e dashura Mitropia i telefonoi në orën- celular që i kishte futur në xhep. Ishte momenti. Sirena e urgjencës në burgun Korydallos nisi të vajtonte si një violinë, ndërkohë që rojet urdhëruan të burgosurit të futeshin brenda. Ishte ora 15:45, një ditë përpara se të niste gjyqi ndaj Rizait dhe Paleokostas.
Sipër në qiell, një rojë nga kulla po ndjente zhurmën e helikave. Kur helikopteri i ul në krahun e djathtë të burgut, roja kapi automatikun dhe i ra alarmit.
Nuk ishte një stërvitje, këtë herë ata duhet të qëllonin për të vrarë. Helikopteri ishte rrëmbyer nga një kompani e quajtur Interjet, që I ofronte me qira. Në bordin e mjetit fluturues AS355N kishte hipur një bukuroshe e quajtur “zonjusha Alexandrova”. Pasi nxori një granatë dore nga çanta, i tha pilotit: “Le të shkojmë të marrim djemtë. Burgu Korydallos ose do vdesësh”.
Ndërkohë që helikopteri fluturonte mbi burg, ajo u hodhi poshtë Alket Rizait dhe Paleokostas-it një shkallë prej litarësh. Ajo grua mendohet se ishte Mitropia, e dashura e Alket Rizait.
Një roje i dëshpëruar u vu pas tyre, por Alket Rizai nxori një hell qebapësh dhe e paralajmëroi: “Tërhiqu ose do të ta ngul”. “Të ikim,” bërtiti Paleokostas dhe piloti e ngriti levën në maksimum.
Poshtë në burg dukej sikur ishte një turmë me tifozë në një ndeshje futbolli, të dënuarit përshëndesnin dhe brohorisnin. Por sapo u mbyll dera e helikopterit, tre roje kapën automatikët e tyre MP5 dhe nisën të qëllojnë, duke goditur me mbi 30 plumba mjetin e arratisë. Një prej tyre ra në depozitën e karburantit, që nisi të shpërndahej në kabinë dhe piloti nisi që të thoshte një lutje. Edhe pse i qëlluan, plumbat nuk kapën askënd.
Në të njëjtën kohë, një grua nga një apartament aty pranë nisi të regjistronte me kamera një video që është kthyer në hit në YouTube.
Në fund për shkak të karburantit bënë ulje emergjence. Lajmi në mbarë Greqinë, por edhe botën ishte arratisja e dytë nga burgu e Alket Rizait dhe mikut të tij Paleokosta. Këtej e andej kufirit nisën lajmet e legjendat për aventurat e Alket Rizait. Rizai, Mitropia dhe Paleokostat.
Disa muaj më vonë, më 17 nëntor 2009, Rizai u arrestua përsëri në Grammatiko, së bashku me partneren e tij Aspasia Mitropia, e njohur në shtyp si "Sula e Rizait".
2013, tentativa e tretë e arratisjes. Alket Rizai merr peng gardianët
Historia e arratisjeve nuk mbaron me kaq. Në korrik të vitit 2011, nga burgu i Grevenës, Alket Rizai njoftoi një arratisje të tretë, gjatë një interviste për Gazeta Shqiptare.
"Grekët më kanë marrë vitet më të bukura të jetës sime, kështu që unë do të iki përsëri. Nuk do të ndalem, më mirë të më vrasin", deklaronte Alket Rizai.
Në vitin 2013, tentoi ikjen e tretë, këtë herë nga burgu i Malandrinos. Ai mori peng pesë roje burgu dhe pasoi një negociatë e gjatë me autoritetet. Nga Shqipëria, nëna e tij i dha mesazh përmes mediave.
Pas rreth 24 orësh, më në fund Rizai iu dorëzua Policisë.
25 vite në burgjet e Greqisë, Alket Rizai mbrojtësi i shqiptarëve të burgosur
Nëse nuk do të kërkonte dëshpërimisht lirinë me bindjen apo pretendimet se dënimet e përjetshme ishin të padrejta, sepse krimet për të cilat akuzohej nuk i kishte bërë realisht ai, Alket Rizai do të ishte as më shumë e as më pak një shqiptar më tepër në burgjet greke. Dy arratisjet e tij të bujshme me helikopter bën jehonë në mediat ndërkombëtare, ndërsa shteti grek u detyrua të pranonte inteligjencën e lartë të shqiptarit nga Mallakastra.
Por gjatë viteve në burg raportohet se ka qenë një mbështetje e madhe për shqiptarët në burgjet e Greqisë duke i mbajtur pranë vetes. Fotot nga qelitë tregojnë vëllazërinë tij, ku nuk mungon kurrë flamuri kombëtar kuqezi por nuk mungojnë as pasionet e tij, futbolli. Një tifoz i çmendur i Barcelonës që në vegjëli, ku fanella e katalanasve është ajo e preferuara.
Alket Rizai i frymëzuar nga revolucionarët, idhulli i tij “Che Guevara”
Idhulli i Alket Rizait është Ernesto Che Guevara që e gjen në çdo qeli ku ka qenë. Motoja e Rizait i frymëzuar nga shprehja e famshme: “Më mirë të vdes në këmbë sesa të jetoj në gjunjë.”
Shprehje, e cila është shkruar në murin e çdo qelie që ai ka qëndruar i burgosur.
Metamorfoza e Alket Rizait
Ndryshimi i pamjes së Alket Rizait ndër vite tregojnë qartë jetën e vështirë që ka kaluar në burgjet e Greqisë. Emisioni “Drit’hije” publikon pre herë të parë pamje te fundit të tij. Një ndryshim drastik në pamje, që për dikë që mund ta shohë për herë të parë, nuk do ta njihte që është Alket Rizai, por ai vijon gjithmonë të jetë në këmbë dhe emri i tij në qendër të vëmendjes, duke u bërë një nga personazhet më të përfolur në mediat greke në 25 vitet e fundit në kronikën e zezë. Madje këngëtari grek Tus ka bërë edhe një këngë kushtuar Alket Rizait. Këngëtari Tus u sulmua nga ekstremistët grekë për këngën që i kushtoi Rizait.
Alket Rizai tjetër
Në 4 shtator 2017, tërhoqi sërish vëmendjen e opinionit publik, por këtë herë me një gjest human. Ai angazhoi të dënuarit e tjerë në burgun ku ai vuante dënimin, që të paguanin para për të mbledhur të ardhura në ndihmë të vogëlushes 8-vjeçare Evangelia Kastrinaki. E mitura nga Kreta ishte diagnostifikuar me kancer, dhe për të marrë një trajtim të specializuar në Britani të Madhe, i duheshin para, familja e së cilës nuk i kishte dhe beri apel ne televizion. Alket Rizai telefonoi të atin e vajzës dhe i tha se mblodhi lekë nga të burgosurit për të dhënë sadopak ndihmë në shpëtimin e jetës së vajzës 8-vjeçare.
Viti 2013, Alket Rizai: Do të tentoj të arratisem gjithmonë! 14 shtator 2026, shqiptari mban fjalën, arratiset sërish
Në shtypin shqiptar në Greqi në gazetën “Tribuna”, 13 vite më parë Alket Rizai ka deklaruar se do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’u arratisur.
Pas dy arrtisjeve të bujshme në 2006 dhe 2009, qëllimin e arrin më 14 shtator 2026. Pasi mori një leje të përkohshme nga burgu, ai duhej të kthehej mëngjesin e 14 shtatorit në burgun e sigurisë së lartë të Domokosit, por u shpall zyrtarisht në kërkim pasi nuk u paraqit.
Më 13 shtator, ai u përfshi edhe në një përplasje me armë jashtë një bari në plazhin e Anavissosit, pranë Athinës. Sipas mediave greke, Rizai doli nga bari i shoqëruar nga disa persona dhe ndezi në automjetin e tij, muzikë me volum të lartë. Ai nisi një debat të ashpër me pronarin e barit, i cili iu afrua dhe i kërkoi të ulte volumin. Debati u shoqërua me të shtëna me armë, por dinamika ende mbetet e paqartë. Ajo që dihet është se rojet e plazhit qëlluan të parët me armë në drejtim të Rizait, i cili më pas u largua. Mediat greke raportojnë se u qëllua nga të dy palët. Nga viti 2021, Rizai kishte përfituar më parë 16 leje dhe nuk kishte shkelur asnjërën prej tyre, e fundit e 17 mori emrin e lirisë.
Tashmë Alket Rizai është i lirë. Ai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit në Greqi edhe pse së fundmi kishte kërkuar lirinë me kusht. Kushti i tij i vetëm është vetëm arratisja atë që di ta bëjë më mirë se kushdo tjetër.
In the end, the story of Alket Rizai is not only the story of a man who was searched for, found, imprisoned, escaped, imprisoned again, escaped and so on. It is also the story of a metamorphosis. Of a man who, as the years passed, changed appearance, places, but in character he continued to be the same. A man who learned to lose track, to disappear to reappear somewhere else, just like today, where the question is: Where will he appear again? / A2