SPAK kërkesë për arrestimin e deputetit, Balla për Bllakon: Shkeli vijën e kuqe

2022-03-29 14:34:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkesë për arrestimin e deputetit, Balla për Bllakon:
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një komunikim për mediat komentoi kërkesën e SPAK për të arrestuar deputetin Alqi Bllako.

“Si ndihem, nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet masë sigurie arrest me burg, në aspekt njerëzor, si koleg cilido qoftë krahu i kolegut, s’jam i gëzuar. Të vendoset para drejtësisë cilido, një gjë të jetë e qartë për të gjithë dhe këdo, pikësëpari brenda PS. PS ka vendosur vijë të kuqe, drejtësia kërkon ose vendos masë sigurie, sjell në Kuvend një kërkesë për hetime apo çështja të tjera, PS nuk është mburojë për askënd, kjo duhet të jetë vijë e kuqe për këdo. Do mbajmë këtë qëndrim”, tha Balla.



Video