"Condemned" protesters?! Who trapped Rama inside the Prime Minis...
/ 2026-10-23 16:02:00Focus
Pak orë pasi SPAK i kërkoi kuvendit arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako, kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 13:00 në vilën 31 në Tiranë ku pritet të ketë një takim me ministrat e kabinetit.
Kreu i qeverisë deri me tani, nuk ka bërë asnjë reagim publik për këtë çështje. Ndërkohë pritet që ditën e nesërme do të mblidhet këshilli i mandateve, për të gjykuar këtë kërkesë.
Kujtojmë se për çështjen e Inceneratorëve është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.